Ish-shefi i Policisë, Kernar Ahmeti, duke komentuar vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka thënë se nëse ngjarja shihet nga ana operacionale, fajtor është edhe kolegu i policit Nevaldo Hajdaraj.
Ahmeti tha gjatë një interviste për “AbcNeës”, se nëse kolegu do të kishte qëndruar me efektivin tjetër, dhe nuk do të ishin ndarë gjatë ndjekies, mund të ishte shmangur ngjarja tragjike.
“Jo më kot shteti paguan dy në patrullë”, u shpreh Ahmeti, duke thënë se ka momente kur një efektiv policie i vetëm nuk menaxhon dot adrenalinën, emocionet dhe hyn në atë “gjendjen tunel”, por këtu është e nevojshme ndërhyrja e kolegut të tij.
“Po të kishin qenë të dy shokët, prandaj janë të dy. Edhe shoku tjetër për mendimin tim. Është faji i atij që ka arritur të kalojë të gjitha caqet e vetëmbrojtjes. Është faji edhe i efektivit tjetër, nga ana operacionale. Sepse është ajo gjendja tunel, që njeriu kalon në gjendjen tunel. Prandaj paguhen dy oficerë patrulle, që ai të ruajë edhe tjetrin. Çështja e përvojës, çështja e menaxhimit të adrenalinës…Çështja kryesore, ka pas veprim dhe mosveprim. Veprimi i parë ai fatal, dhe veprimi tjetër i policit që në mënyrë kategorike nuk duhet të kishte lejuar veprimin e kolegut”, u shpreh Ahmetaj.