Rama nga Elbasani flet i vendosur: PS do marrë gjithë Bashkitë, zgjedhjet nuk shtyhen

3
259

Nga Elbasani, ku akuzoi opozitën se ka braktisur besim e elektoratit që i zgjodhi, kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur se zgjedhjet në 30 qershor do të mbahen dhe se PS do të marrë të gjitha bashkitë në vend, nga veriu në jug.

“Kam dëgjuar edhe nga njerëzit tanë, që mendojnë se do gjendet një zgjidhje e do shtyhen zgjedhjet. Me 30 qershor këtu në Elbasan do bëhet një festë e madhe e të gjithë do t’i japin dorën Gledit, që të vazhdojë në atë rrugë, e të jeni të bindur se do të bëjmë në 4 vitet e ardhshme edhe më shumë, nga c’është bërë.

Ajaxi mund të dali kampion Europe, po kampion këtu ka qenë e do të mbetet PS. Ajaxi mund ta marrë kupën, e mund ta meritojë se luan bukur, ndërsa bashkitë e Shqipërisë do i marrë PS, më 30 qershor nga Kukësi në Skrapar, nga Durrësi në Korcë, e me radhë, PO! Të gjitha do i marrim, sepse kudo ne mund të bëjmë më shumë për njerëzit, e sidomos aty ku deri sot kanë qeverisur ata. Më tregoni një qytet që kanë qeverisur ata dhe është transformuar si Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora ..

Merre makinën nisu rrugës ke edhe Prrenjasin edhe Librazhdin, zgjidh e merr. Ke edhe Cërrikun edhe Belshin. Është bërë Belshi, që nisen njerëzit nga Tirana për fundjavë në Belsh, kush e mendon këtë. Ishte gropa e thellë sa të binte Braçja është e sigurtë që nuk e gjente dot kush. Kush mendonte do shkonte kush te liqeni i Belshit për kafe, liqeni nuk dukej, nga pelhrat e ferrat. Dhe kështu në të gjithë Shqipërinë. Nuk e zgjodhëm ne këtë gjë, vendosën ata.” -u shpreh Rama.

Ndër të tjera kreu i qeverisë komentoi edhe rendin e sigurinë në Elbasan, për të cilën pranoi se ka probleme. Shkurt Rama u ndal edhe në ngjarjen e ndodhur në matërnitetin e Elbasanit, ku 25-vjecarja Rexhina Debrova, humbi jetën pas lindjes, ngjarje për të cilën kreu i qeverisë tha se nuk duhet të ndodhte.

“Sigurisht që si kemi bërë të gjitha, e si kemi bërë të gjitha mirë. Kemi bërë sa kemi mundur, sa kemi ditur, e kemi bërë patjetër gabime, gjëra që nuk duheshin bërë, po nuk i kemi bërë kurrë me qëllim për t’ju ngul thikë pas shpine.

Ndodhi një tragjedi në maternitetin e Elbasanit, sigurisht nuk diuhet të ndodhet. Ka probleme me rendin ne Elbasan, po asnjë nga këto nuk tregon se i kemi tradhtuar njerëzit. Se po të krahasosh spitalin si ishte e si është është si të krahasosh si ishte e si është sot opozita në raport me ne. Do bëjmë investime të reja në spital, do punojmë që edhe problemet me rendin e sigurinë do adresohen e do zgjidhen. Po mos thonë që problemet lindën kur erdhëm ne në qeveri. Përkundrazi ne kemi pasur kurajo ti adresojmë problemet, e sot problemet janë më në kontroll sec ishin. Kemi përgjysmuar numrin e vrasjeve në vit, duhet akoma më e ulët, pa diskutim.

Po shkollat, si ishin e si janë sot. Brenda këtij mandati të gjitha konviktet e universitetet do të transformohen. Kemi nisur punën, po bëjmë projektet, 5 kanë përfunduar në tiranë 11 janë në punë. Po punët bëhen me radhët. Se të duket se po bën punë ti sikur ka fitu ajaxi po s është puna jote. Se këta janë të cuditshëm duan ta pengojnë shqipërinë për negociatat. Nuk kanë lënë gjë pa bërë për të penguar reformën në drejtësi. Nuk votonin vettingun, gjallë në botë, por të gjitha u bënë e të gjitha do bëhen. “ theksoi më tej kryeministri.

3 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: startnews.news/2019/04/27/rama-nga-elbasani-flet-i-vendosur-ps-do-marre-gjithe-bashkite-zgjedhjet-nuk-shtyhen/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: startnews.news/2019/04/27/rama-nga-elbasani-flet-i-vendosur-ps-do-marre-gjithe-bashkite-zgjedhjet-nuk-shtyhen/ […]

Comments are closed.