BallinaKryesoreLETRA/ “Ke armiq që duan t’ju helmojnë…”- Limos Dizdari zbardh letrën kërcënuese....

LETRA/ “Ke armiq që duan t’ju helmojnë…”- Limos Dizdari zbardh letrën kërcënuese. Çfarë shkruhet më tej

spot_img

Kompozitori i njohur Limos Dizdari thotë se ka marrë kërcënime. Në një letër të dërguar me zarf, ish-deputeti socialist, thotë se kërcënimi më i fundit ndaj tij është ai i 16 nëntorit.

Ai shprehet se nuk e di nga i ka ardhur, ndërsa në letër thuhet midis të tjerash se “duan t’ju helmojnë”.

“Kërcënimi këtu ishte shumë i sofistikuar. Hodhën një zarf me një letër brenda ku më qanin hallin se “duan të të helmojnë” dhe kërkonin ndjesë se nuk mund të identifikoheshin.

Por një herë tjetër do identifikohen. Pse ndodh kjo? Cili është gabimi që kam bërë? Që erdha…?

Kur i bija unë pianos, pushonin zogjtë. Unë ia kërkova Prokurorisë që të merrej me mua. E pyeta shefin e Komisariatit. T’ja çojnë prokurorisë. Nuk e di…

Mund të di shumë gjëra po s’kam të drejtë të them gjë. Kërcënimin e parë e kam marrë në 2018, ndërsa kjo është më 16 nëntor.

Pra para një muaj. S’kam apel për organet kompetente,”– shprehet Dizdari.

Në letrën që i është hedhur në shtëpi Dizdarit, shkruhet:

Me të vërtetë që ju duam dhe nuk ju bëjmë keq. E theksoj se jam i infromuar mirë.

Bëni kujdes se më pas nuk ka kuptim. Kam shpresë se për ca kohë do të të takoj nga afër.

I nderruar profesor Limosi të lutëm bëj kujdes nga punonjësit.

Profesor ke ujqër që duan t’ju kafshojnë, ke edhe armiq që duan t’ju helmojnë…”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular