BallinaAktualitetElbasan, shkon në 18 numri i të shoqëruarve, mes tyre ish-deputeti, reagon...

Elbasan, shkon në 18 numri i të shoqëruarve, mes tyre ish-deputeti, reagon ashpër Luçiano Boçi…

spot_img
spot_img

Shkon në 18 numri it të arrestuarve në Elbasan pas takimit që Edi Rama zhvilloi në këtë qytet. Mes të ndaluarve është ish –deputeti demokrat Luciano Boçi.  Po ashtu policia ka shoqëruar kreun e PD për Elbasanin Eugen Isaj si dhe ish-kreun e qarkut të Elbasanit Bujar Himçi.

Pas dhënies së dëshmisë së tij në polici, ish deputeti Luciano Boçi është liruar ku ka bërë edhe një deklaratë për media.

Në deklaratën e tij Boçi ka dënuar dhunën e policisë ndaj opozitës ditën e sotme duke u shprehur se veprimi i sotëm i saj tregon se policia është në shërbim të Ramës, pasi që sipas tij janë shoqëruar dhe ndaluar për miting të paligjshëm struktura drejtuese e zinxhirit politik të Partisë Demokratike të qarkut të Elbasanit.

Deklarata e ish-deputetit Luçiano Boçi:

Kjo është hakmarrja meskine e Edi Ramës për shkak se qytetarët e Elbasanit e braktisën takimin e tyre kërkuan ndalimin e ardhjes së tij në Elbasan për të gjitha ato arsye të cilat tashmë i dinë të gjithë qytetarët. Në fakt këta kërkojnë tyë burgosin opozitën, por opozita s’mund të burgoset. Opozita nuk është vetëm Partia Demokratike, opozita janë të gjithë qytetarët.

Veprimi i sotëm tregon që policia është vënë krejtësisht në shërbim të Edi Ramës, pasi sot është ndaluar pjesa e zinxhirit politik të Partisë Demokratike të qarkut të Elbasanit. Janë gati 15 të ndaluar, të proceduar penalisht për miting gjoja të paligjshëm, por që qytetarët janë në të drejtën e tyre për të protestuar ndaj kryeministrit ndaj kësaj qeverie në bazë të Kushtetutës dhe të drejtës që e njeh ligji. Tek e fundit protesta nuk ka qenë e dhunëshme nga protestuesit, dhuna ishte nga ana e policisë.

Të gjitha pamjet janë të regjistruara nga media, por edhe nga qytetarë që kanë qenë aty kanë dëshmuar qartë që policia ka qenë e armatosur deri më dhëmbë, me armatim të rëndë, me kallashnikov, me pistoleta. Ka provokuar ka shtyre ka sharë dhe ka goditur qytetarët, vetëm e vetëm që kryeministri i policisë së vet të kalonte i qetë, por jo vetëm rrugët por edhe situata në Elbasan e gjetën ashtu sikurse ai nuk dëshironte.

Qytetarët e braktisën megjithse shumica ishte marrë me zor me autobus nga Librazhdi, nga Cërriku. Në fak sot kryeministri ka marrë përgjigjen e tij të merituar, ndërkohë që nervozizmi i tij vazhdon dhe ky fakt i sotëm është dëshmi e nervozizmit të tij dhe tregon qartë që ditët e Ramës janë të numëruara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular