Burime te sigurta bëjnë me dije se disa anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë arrestuar ditën e sotme në komisariatin Nr.1 Tiranë.
Ata janë arkitekti Astrit Seranaj, pedagogu Ergys Mertiri, artisti Donald Martini dhe tekniku Gentjan Hasani.
Lajmin e shoqërimeve e konfirmon me një status në FB edhe aktori Neritan Liçaj. Ai shkruan se Policia ka shoqëruar 4 anëtarët pa asnjë arsye.