Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë ku një fëmijë i mitur, vrau aksidentalisht të atin i cili ishte efektiv policie. Në momentin e ngjarjes efektivi i policisë, Roland Bicerri ishte duke luajtur bilardo në një lokal, ndërsa armën e shërbimit e kishte lënë në tavolinë.
Në një rrëfim për Ora News, një prej punonjësve të ambjentit ku ndodhi ngjarja e rëndë është shprehur se, krisma e armës u dëgjua befasisht ndërsa punonjësit e bar-bilardos humbën ndjenjat kur panë se çfarë kishte ndodhur.
“Po bënim muhabet në banak vetëm kur dëgjojmë krismën. Ishim larg me tavolinën e viktimës. Në banak ishim 2 persona, ndërsa në tavolinë (e viktimës) 3 a 4 persona. Nuk dime asgjë çfarë u bë pastaj se na ra të fikët.”