Aktori Neritan Liçaj, i cili ishte sot i pranishëm në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit bëri thirrje që pushtetarët t’i shërbejnë popullit.
Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se policinë nuk e kanë frikë, ndërsa tha se do të vazhdojnë të protestojnë.
“Pushtetarët të lënë agallëkun, janë shërbëtorë të popullit. Ka 8 vjet që ushtrojnë dhunë e largojnë rininë e prodhojnë varfëri.
Të ulin kokën e të thonë kaq ditëm e kaq bëmë. Policia me çuna problematikë, nuk e ka frikë njeri. Edhe paraardhësit e tyre, kushdo që është sjellë me dhunë ka përfunduar keq”, tha Liçaj.