BallinaBotaKongresi amerikan pranë finalizimit të paketës/ 900 miliardë dollarë për të ndihmuar...

Kongresi amerikan pranë finalizimit të paketës/ 900 miliardë dollarë për të ndihmuar ekonominë e goditur nga pandemia

spot_img
spot_img

Drejtuesit republikanë dhe demokratë në Kongresin amerikan thanë të dielën se ishin afër finalizimit të një pakete prej 900 miliardë dollarësh për të ndihmuar ekonominë e goditur nga pandemia, por është e paqartë se kur do të votohet për ta mbyllur marrëveshjen.

Komentet e tyre pasuan negociatat që vazhduan deri natën vonë në të cilën senatorët nga të dyja palët arritën një kompromis për të hequr një nga pengesat e fundit, një mosmarrëveshje mbi autoritetin e Rezervës Federale (Bankës Qendrore) për të kredituar ekonominë gjatë pandemisë.

Paketa do të ishte stimuli i dytë më i madh ekonomik në historinë e SHBA, pas asaj prej 2.3 trilionë dollarësh të miratuar në mars. Marrëveshja vjen ndërsa pandemia po shkallëzohet, duke infektuar më shumë se 214,000 njerëz çdo ditë në SHBA. Më shumë se 316,000 amerikanë kanë vdekur nga koronavirusi.

Paketa parashikon 600 dollarë pagesa direkte për individët, do të rriste pagesat e papunësisë me 300 dollarë në javë dhe do të siguronte ndihmë për bizneset e vogla. Kongresi synon ta përfshijë paketën e ndihmës për koronavirusin në një projektligj shpenzimesh prej 1,4 trilion dollarë që financon programet qeveritare deri në shtator 2021.

Një republikan i Senatit tha se mund të mos ketë kohë të mjaftueshme për të miratuar masat para se financimi i qeverisë të skadojë në mesnatë, që do të thotë se ligjvënësve do t’u duhet të miratojnë një masë tjetër të përkohshme për të mbajtur qeverinë në funksionim.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, demokratja më e lartë e Dhomës, u tha gazetarëve të dielën se donte t’u jepte anëtarëve edhe pak kohë për të shqyrtuar paketën përpara se të kërkonte një votim.

“Mendoj se jemi afër, jemi shumë afër,” tha zonja Pelosi. “Por ne duam që anëtarët të kenë kohë të mjaftueshme për t’i shqyrtuar të gjitha.”

Homologu i saj, udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell, u tha gazetarëve: “Mendoj se jemi vërtet, vërtet afër”.

Projekt-ligji lë jashtë tij dy nga elementët më të diskutueshëm në negociata: mbrojtjen ligjore të bizneseve nga proceset gjyqësore të lidhura me koronavirusin, diçka e kërkuar nga republikanët, dhe ndihmën për shtetet dhe qeveritë lokale, që kërkonin demokratët./VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular