Kontribut për ekonominë botërore

0
185

Ruajtja e vazhdimësisë, stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së politikave makroekonomike pa dyshim ka injektuar siguri për rimëkëmbjen e qëndrueshme të ekonomisë kineze në kete vit te veshtire.
Në sfondin e pandemisë, kjo siguri është bërë një pritshmëri në shkallë globale. Kohët e fundit, Kina njoftoi zyrtarisht të dhënat ekonomike për 11 muajt e parë, të cilat treguan rritje në sektorin e industrisë, të shitjes me pakicë dhe të investimeve. Në uebsajtin “German Finance Online” thuhet se kjo është një dhuratë nga Kina për ekonominë botërore.
Si një “fabrikë botërore”, rimëkëmbja ekonomike e Kinës është thelbësore për të rregulluar zinxhirët globalë industrialë dhe të furnizimit që janë goditur nga epidemia. Në nëntor, llogaritur në dollarë amerikanë, eksportet e Kinës u rritën me 21.1 %, duke tejkaluar shumë parashikimet e huaja dhe duke vendosur një rekord për rritjen më të lartë të eksportit që nga shkurti 2018.

Siç shkruan Martin Wolf, kryekomentuesi ekonomik i gazetës britanike “The Financial Times” kohët e fundit, “Kina është ende një nga vendet prodhuese më konkurruese në botë”.
Siguria që Kina mund t’i sjellë botës është më shumë se kaq. Tregu gjigant kinez që ka një potencial të madh dhe ndjek një nivel më të lartë hapjeje, është gjithashtu diçka që pritet me padurim. Sivjet, në kontekstin e rënies globale të investimeve të drejtpërdrejta ndërkufitare, investimet ndërkufitare të Kinës janë rritur përkundër prirjes, duke treguar një gjendje të fluksit neto. Në 11 muajt e parë, duke përjashtuar sektorët e bankave, letrave me vlerë dhe sigurimeve, përdorimi real i kapitalit të huaj në Kinë ishte 899.38 miliardë juanë, me një rritje prej 6.3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo tregon plotësisht se pavarësisht gjendjes së turbullt të ekonomisë globale, për investitorët ndërkombëtarë, Kina është ende një vend i rrallë për investime.
Një nivel më i lartë i hapjes së tregut kinez do t’u sjellë më shumë mundësi kompanive globale dhe do të shtojë sigurinë për rimëkëmbjen e ekonomisë globale.