BallinaAktualitetShqiptari që u ekzkeutua në Spanjë/Për çfarë dyshohet se ka lidhje vrasja...

Shqiptari që u ekzkeutua në Spanjë/Për çfarë dyshohet se ka lidhje vrasja e 42-vjeçarit

spot_img
spot_img

Brandon Bregu 42 vjeç, nga Lushnja u ekzekutua me 5 plumba teksa po darkonte në një restorant në Spanjë. Ngjarja ndodhi të premten gjatë orëve të mbrëmjes në tarracën e një restoranti në qytetin turistik Alfaz del Pi (Alicante) të Spanjës, pasi një person me kapuç u afrua dhe qëlloi atë me pesë plumba.

Shqiptari po darkonte me partneren e tij britanike. Kur mbërritën agjentët e Gardës Civile, viktima, i cili kishte një rekord policie, ishte shtrirë në tokë me pesë vrima plumbash të dukshme, siç shkruajnë mediat vendase.

Dëshmitarë okularë u thanë agjentëve të Policisë se një person me kapuç në kokë ishte afruar në tarracën e lokalit ku viktima ishte ulur me të dashurën dhe kishte qëlluar pesë herë me pistoletë. Krimi dyshohet të ketë ndodhur për larjes hesapesh për trafikun e kokainës.

Një zëdhënës i Gardës Civile, i cili po heton vrasjen, tha se kishte pak dëshmitarë. Viktima u shpall i vdekur pak para mesnatës së të premtes pas përpjekjeve të dështuara nga një kamerier nga një lokal aty pranë dhe mjekut të Urgjencës për ta mbajtur në jetë. Thuhet se ai është qëlluar të paktën pesë herë nga një distancë e afërt.

Hetuesit kuptohet se janë përqendruar në teorinë se vrasja është e lidhur me një operacion policor kundër tregtisë së drogës muajin e kaluar që çoi në tri bastisje, duke përfshirë një në një lokal në Alfas del Pi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular