BallinaAktualitetBota në alarm nga lloji i ri i COVID/OBSH del me deklaratë...

Bota në alarm nga lloji i ri i COVID/OBSH del me deklaratë zyrtare, tre pikëpyetjet e shkencëtarëve

spot_img
spot_img

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thanë ditën e sotme se koronavirusi ka pësuar mutacion, duke e detyruar Mbretërinë e Bashkuar që të mbyllet në disa vende.

Zyrtarët britanikë i kanë thënë OBSH-së se vaksinat kundër COVID-19 janë po aq efektive kundër llojit të ri që po përhapet, por sërish kërkohet më shumë hulumtim.

“SARS-CoV-2 po pëson mutacion me një shpejtësi shumë më të ngadaltë sesa gripi sezonal”, tha shefi i shkencës së OBSH Soumya Sëaminathan në një konferencë për shtyp. “Dhe deri më tani, edhe pse kemi parë një numër ndryshimesh dhe një numër mutacionesh, asnjë prej tyre nuk ka bërë një ndikim të rëndësishëm në ndjeshmërinë e virusit ndaj ndonjë prej terapeutikëve, ilaçeve ose vaksinave të përdorura aktualisht, dhe shpresojmë që kjo të vazhdojë të jetë kështu.

Zyrtarët e OBSH-së përsëritën se zyrtarë nga Mbretëria e Bashkuar kanë thënë se varianti i ri mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm se lloji origjinal i virusit. Dr. Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së, tha se ishte e paqartë nëse rritja e përhapjes në Mbretërinë e Bashkuar është për shkak të mutacionit ose sjelljes njerëzore.

Ndërsa Maria Van Kerkhove, kryetarja e njësisë së OBSH-së për sëmundjet në zhvillim tha se zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar vlerësojnë se mutacioni ka shkaktuar një rritje të normës riprodhuese të virusit nga 1.1 në 1.5. Kjo do të thotë që çdo person i infektuar me variant vlerësohet të infektojë 1.5 persona të tjerë, nga 1.1 kur është i infektuar me variantin origjinal.

Ajo u shpreh se zyrtarët po hetojnë tre elementë të variantit të ri, duke shtuar se shkencëtarët po shikojnë nëse përhapet më lehtë, nëse shkakton sëmundje pak a shumë të rëndë dhe se si antitrupi përgjigjet ndaj një infeksioni, por deri në marrjen e këtyre përgjigjeve duhet të ruhemi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular