BallinaKronike"E shisnin 100 mijë euro kg...."/ Artan Hoxha 'zbërthen' rrjetin e kokainës,...

“E shisnin 100 mijë euro kg….”/ Artan Hoxha ‘zbërthen’ rrjetin e kokainës, roli i nipit të deputetit të PS

spot_img
spot_img

Gjashtë shqiptarë u arrestuan nga drejtësia belge dhe gjermane në kuadër të goditjes së një grupi trafiku të kokainës nga Amerika Latine, Ekuadori drejt Europës.

Por si ishte i organizuar rrjeti i trafikut?

Gazetari Artan Hoxha u shpreh sonte në Radarin Informativ në “ABC” se grupi e blinte kokainën në Ekuador me 1365 euro kg dhe në Europë e shiste me 100 mijë euro kg.

Mes 6 shqiptarëve të arrestuar dy prej tyre janë nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe i afërmi i tij, Fioralb Rraja nga Nikla e Fushës Krujës.

A ishin të pritshëm emrat që u arrestuan, kush janë në të vërtetë dhe lidhja me deputetin?
Në fakt ajo që më shqetëson është përhapja e fenomenit të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në drejtim të tregut të BE-së dhe ky është një rast që provon atë që kemi thënë, që grupet e trafikantëve shqiptarë po synojnë lart dhe duan të marrin pjesën e vet nga sasia e madhe e kokainës që vjen në tregun e BE-së. Në lidhje me emrat dhe operacionin, pavarësisht se deklarata e policisë është bërë sot operacioni është zhvilluar në 15 dhjetor. Policia belge dhe gjermane të përfshira në këtë operacion, arrestimet janë bërë në këto dy vende të martën e kaluar në 04:00-05:00 mëngjesit

Nga informacioni që kam unë, duke komunikuar edhe me kolegë në Belgjikë, ajo që bie në sy është fakti që operacioni është vazhdë e një hetimi që ka nisur në 2017, në 2018 u kapën 1.8 ton kokainë dhe gjatë asaj kohe mesa kujtoj, shqiptarët ranë në sy, u kapën 1.2 tonë kokainë. Por ishte i çuditshëm fakti që linja e trafikut nuk u zbulua nga policia por marketet që furnizoheshin bananet. Rastësisht në këto markete në Hanover të Gjermanisë, në 8 markte u gjetën arka me banane dhe 200 kg kokainë. E gjithë kokaina e kapur, 1.8 ton kapte një çmim prej 400 mln euro. Mesa duket ky hetim ka vazhduar dhe kemi rastin e fundit, ku janë përfshirë emrat që kanë dalë, janë shoqëruar edhe persona të tjerë. Në Belgjikë kanë dalë për masat e sigurisë.

A janë këta emra kupola e trafikut?
Ka disa elementë që duhen sqaruar, që lëvizja e kësaj sasie të madhe kokaine dëshmon se kemi të bëjmë me një organizatë të fuqishme. Mes emrave që shoh, për pjesën e Shqipërisë emri i njohur është i Ramazan Rrajës por spekulimin për lidhje politike duhet t’ia lëmë hetimi. Nga informacioni që kam marrë, Ramzan Rraja para 10 ditësh është larguar nga Shqipëria, ai lëviz me letra polake. Ai është kapur në të gdhirë në 05:00 të mëngjesit në banesën e një të afërmi të vet në Bruksel. Pra është kapur në banesën e një kushëriri të vet, nuk janë gjetur armë, apo sende të tjera, por një sasi parash.

Personi në fjalë ka dokumente polake dhe ka lëvizur në vende të tjera. Ai ka ardhur në Bruksel për të bërë një takim me Musa Gjikolën, i cili dyshohet se po mbahej në vëzhgim të rreptë, takimi është kryer në praninë e një rusi. Takimi nuk është saktësuar, nëse ka qenë një i vetëm, apo ka pasur edhe të tjerë në apartamente apo banesa, ku mund të kenë rakorduar. Veprimet ndaj Rrajës kanë ardhur pas takimit me Musa Gjikolën dhe një rusi. Rasti Rraja, në masën e sigurisë, prokurori ka kërkuar për Ramazan Rrajën një muaj arrest me burg.

Nuk ka prova të forta?
Nuk them nëse ka apo jo. Por është fakt që kërkesa belge referuar kërkesës së prokurorit ka dhënë 30 ditë masë sigurisë, deri kur të paraqesë prokurori prova shtesë. Hetimi do ta nxjerrë kush është drejtësi, kupola. Ajo që bie në sy, është fakti që grupi ka synuar portet e mëdha, ku është jashtëzakonisht e vështirë të skanosh cdo kontenier.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular