BallinaAktualitetSkandal në burgun e Fushë- Krujës/Zhduken pakot me ilaçe, i burgosuri rrezikon...

Skandal në burgun e Fushë- Krujës/Zhduken pakot me ilaçe, i burgosuri rrezikon jetën

spot_img
spot_img

Për të tretë herë brenda një kohë të shkurtër zhduken pakot me ushqime dhe ilaçe të një të burgosuri brenda në  burgun e Fushë Krujës. Pakot e dërguara nga familjarët e të burgosurit, janë marrë  në ngarkim nga policët e burgut të Fushë Krujës, por ato nuk kanë përfunduar tek i sëmuri. Këtë skandal e ka vërtetuar me zë e figurë Fiks Fare. Skandal në burgun e Fushë- Krujës/ Zhduken pakot me ilaçe,

Edhe pse për disa herë radhazi edhe pakoja e fundit dërguar të burgosurit Ilirjan Prifti nuk ka përfunduar tek ai. Sipas drejtuesve të burgut pakon e ka tërhequr një tjetër i dënuar edhe pse në të përveç ushqimeve e veshmbathjeve ka patur edhe ilaçe. Sipas familjarëve mungesa e ilaçeve ka rënduar gjendjen e të dënuarit

Skandal në burgun e Fushë- Krujës/ Zhduken pakot me ilaçe,

Blerjan Prifti nga qyteti i Fierit  i është drejtuar emisionit Fiks Fare për të denoncuar  atë që po ndodh më të atin e tij brenda burgut të Fushë Krujës.  I ati i Blerjanit po vuan dënimin pranë këtij institucioni dhe se pakot që i dërgon familja nuk i ka marrë.” Është i treti  rast që ne si familjarë të tij, i dërgojmë ushqime dhe ilaçe, pasi në këto kohë pandemia nuk lejohen takimet. Ia kemi nisur  nëpërmjet postës dhe s’i kanë vajtur. Mirë ushqimin ,por as  ilaçet që i ka të domosdoshme nuk ja japin edhe pse në burg mbërrijnë pa asnjë problem nga posta” shprehet ai për Fiksin. Ndërkohë që shpjegon se e kanë ngritur si problem pranë IEVP Fushë-Krujë, por që nuk kanë gjetur një zgjidhje. “Babai im vuan nga  hipotensioni arterial, vuan  dhe nga psoriaza vulgaris (sëmundje kronike e lëkurës) ” shprehet Blerjani.

Skandal në burgun e Fushë- Krujës/ Zhduken pakot me ilaçe,

Denoncimi i kryer nga Bledjani u konfirmua me zë e figurë nga nëna e tij e cila takoi drejtuesit e burgut  të Fushë -Krujës të cilët kanë pranuar atë çfarë ka ndodhur brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

Fillimisht ajo ka takuar  shefin e kontrollit të burgut, ku i ka bërë prezent situatën dhe faktin që tre herë me radhë ushqimet dhe ilaçet vinin  në burg për bashkëshortin e saj Ilrijan Priftin dhe më pas  nuk përfundonin në destinacion. Gjatë bisedës shefi i kontrollit shpjegon se është në dijeni të këtij fakti, por nuk e di se ku ka përfunduar pakoja e fundit prej 17 kilogramësh me ilaçe e ushqime. Për të shpjeguar zonjën ai ka thirrur një oficer policie i cili e pranon se pakoja ka mbërritur në IEVP Fushë -Krujë, por sipas tij është bërë një gabim njerëzor dhe pakoja nuk ka përfunduar atje ku duhej. ” E di situatën dhe është shumë e rënd, por me të marrë njoftimin ilaçet  kam dalë dhe ia kam blerë vetë e ia kam çuar, ndërsa sot ose nesër mund t’i shkojnë edhe ushqimet me veshmbathje. Ia kanë blerë punonjësit e policisë të cilët kanë bërë gabimin”  shprehet ai në video.

Skandal në burgun e Fushë- Krujës/ Zhduken pakot me ilaçe,

Bashkëshortja e të dënuarit ka takuar edhe drejtorin e burgut të Fushë Krujës. Ku ia ka shpjeguar situatën që ditën e enjte i kishte postuar të shoqit një pako me ushqime e ilaçe dhe me letrën e marrë nga posta ajo i tregon se pakoja kishte mbërritur ditën e premte në burgun e Fushë Krujës.

Skandal në burgun e Fushë- Krujës/ Zhduken pakot me ilaçe,

“Lidhem me burrin e më thotë që nuk më ka ardhur gjë. Është i sëmurë dhe më tha që mos më nisë më gjë le të vdes. Kjo është hera e tretë që na ndodh  dhe ndaj dhe po e bëj problem” i drejtohet ajo drejtorit të IEVP Fushë Krujë. Ky i fundit e pranon për rastin e fundit , por mohon të jetë vënë në dijeni për dy rastet e mëparshme. “Dy rastet që po më thoni zonjë nuk jam vënë në dijeni, përsa i përket rastit të fundit keni shumë të drejtë. Pakoja ka ardhur në institucion dhe është kontrolluar nga policët tanë, por që nuk i ka shkuar Ilirjanit, por një të burgosuri tjetër. Ka dhjetë ditë që merremi me këtë punë,  kemi parë kamerat dhe  gjithçka është e  dokumentuar” shprehet drejtori i burgut. Edhe pse ai shpjegon se gjithmonë pakot kontrollohen në praninë e personit pritës, por në rastin konkret kjo nuk ka ndodhur. Ndaj sipas tij është ngritur një proces disiplinor dhe kundrejt  përgjegjësve përveç se kanë për të zhdëmtuar pakon e të dënuarit, do të merren edhe masa.

Skandal në burgun e Fushë- Krujës/ Zhduken pakot me ilaçe,

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular