Policia gjermane ka dhënë detaje në lidhje me shkatërrimin e rrjetit të kontrabanduesve të kokainës, duke arrestuar 17 persona në Belgjikë, përfshirë dy drejtuesit të rrjetit.
Mediat lokale shkruajnë se sipas AFP-së, dy drejtuesit e rrjetit, të njohur edhe si lordët e drogës janë një shqiptar, 34 vjeç dhe një letonez, 35 vjeç, por pa përmendur emra. Gjermanët shtojnë më tej se policia ka bastisur rreth 20 apartamente në Antuerp dhe Bruksel të martën dhe të mërkurën e kaluar, duke sekuestruar disa qindra mijëra euro dhe 187 kilogramë kokainë gjatë operacionit “Atos”, ku u arrestuan gjashtë shqiptarë.
“Ata ishin të vendosur në Belgjikë. Antuerp, porti i dytë më i madh tregtar i Evropës, favorizohet si një pikë kyçe për kontrabandistët e kokainës, për shkak të lidhjeve të transportit me Amerikën Latine. Disa qindra mijëra euro dhe 187 kilogramë (411 paund) kokainë u sekuestruan,”– shtoi policia gjermane.
Por si erdhëm deri në shkatërrimin e këtij grupi?
Hetuesit kishin nisur hetimin e tyre pas zbulimit në vitin 2017 të 200 kilogramë kokainë në kuti me banane në 10 supermarkete në Bavari. Droga ishte transportuar nga Ekuadori në portin Hamburg para se të shpërndahej në Gjermani dhe në atë kohë u arrestuan dhe katërmbëdhjetë persona.
Por policia nuk i ndali hetimet. Dy bosët e drogës që janë arrestuar, shqiptari dhe letonezi besohet të jenë shefat e një rrjeti shqiptar në mbarë Evropën dhe kanë luajtur një rol ndërmjetës midis karteleve të drogës në Amerikën e Jugut dhe blerësve evropianë të kokainës. Ata ishin të vendosur në Belgjikë, ku porti i Antwerpit gjithashtu luajti një rol qendror në kontrabandën.
Sipas hetuesve, grupi e trafikonte drogën nga Ekuadori drejt Gjermanisë në kutitë e bananeve. Policia gjermane nisi hetimet duke gjurmuar kutitë e bananeve dhe pikërisht ky hetim i çoi ata në Amerikën Latine. Trafikantët e fusnin drogën në kutitë e bananeve. Më pas ngarkesa vinte nga Ekuadori për në portin e Hamburgut. Prej andej shpërndahej me kamionë në magazinat ku frutat piqeshin plotësisht. Shqiptarët mbërrinin te këto magazina dhe merrnin lëndën narkotike. Pasi mësuan skemën, policia gjermane arrestoi 14 persona dhe ata dolën në gjyq për trafikun e të paktën 1.2 ton kokainë. Policisë Bavareze në bashkëpunim me atë gjermane, ishin të bindur se nuk përfundonte gjithçka me kaq, por që një grup tjetër ishte pas tyre, që u godit sot.
Operacioni u finalizua sot, një javë pas nisjes. Informacionet e para lidhur me mega-operacionin i dhanë dy ditë më parë mediat belge, megjithatë në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020 janë sekuestruar rreth 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro. Fioralb Rraja u arrestua bashkë me kushëririn e tij Ramazan Rraja, gjithashtu i njohur për drejtësinë shqiptare dhe të tjerët të identifikuar si: Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Bledar Pepaj dhe Fatmir Xheçuka. Ndërsa për F. Gj.,pas arrestimit, Gjykata ka vendosur gjykimin në gjendje të lirë.