Debatet televizive në Shqipëri kanë degraduar në një farë feje ku jo vetëm shfaqen lloj-lloj personazhesh, që shpesh nuk përfaqësojnë asgjë, por në shumë raste nuk kanë as etikën më minimale dhe as denjojnë të shkojnë në emision të dehur.
I tillë ishte rasti i sotëm i aktorit Laert Vasili gjatë emisionit “Politikon” të Alfred Lelës në Ora News. Aktori që prej shumë kohësh ka dalë si analist në studio televizive, shpesh si ithtarë i Edi Ramës dhe i rreshtuar haptaz kundër kolegëve të tij që kërkonin mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, sonte dhuroi një shfaqje banale në gjendje të dehur. Edhe pse aty e kishte thirrur Alfred Lela, Vasili shprehej se e kishte ftuar në emision, Artur Zheji, i cili faktikisht ka kohë që është larguar nga ky televizion.
“Kosova të mbledhë trutë e kokës. Nuk ka Kosovë, ka Shqipëri”, shprehej ndër të tjera Vasili në një monolog të pakuptimtë që e nxirrte atë edhe më qesharak në sytë e atyre ishin në studio dhe natyrisht të publikut të gjerë. Bashkë me tonin e tij të lartë të zërit, në studio përhapeshin edhe stërkalat e pështymave dhe avujt e alklolit. Shihni videot më poshtë të shkëputura nga emisioni. ©Lapsi.al