Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni së bashku me ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim kanë nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen e ekstradimit nga SHBA.
Por, para se të ulej për të nënshkruar marrëveshjen, Yuri Kim ka dezinfektuar sallën dhe vendin ku do qëndronte.
Ndërkohë, Gjonaj në fjalën e saj u shpreh se traktati ishte i vjetër e se kishte nevojë për modernizim.
“Marrëveshja e re që u nënshkrua sot zëvendëson traktatin dy palësh të ekstradimit, i cili ka hyrë në fuqi nga Faik Konica dhe Kodem Holl duke e modernizuar dhe përshtatur në realitetin që jetojmë.
Ky është falë një bashkëpunimi tejet të ngushtë. Ajo konsiderohej shumë e vjetëruar, me të renë realizojmë zgjerimin e veprave penale”, u shpreh Gjonaj.