BallinaAktualitetKufizimet për Krishtlindje/ Kisha Katolike: Vendim diskriminues dhe i nxituar

Kufizimet për Krishtlindje/ Kisha Katolike: Vendim diskriminues dhe i nxituar

spot_img
spot_img

Kisha katolike ka reaguar me zemërim për vendimin e marrë nga autoritetet për kufizimin e lëvizjes pikërisht në prag të Krishtlindjes.

Sipas tyre, ky vendim është diskriminues.

Në një letër të kreut të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, imzot George Frendo, thuhet se vendimi është i nxitur.

“U njohëm me vendimin e ri të Komitetit të Ekspertëve të drejtuar prej jush, rreth kufizimit në kuadër të masave anti-COVID të marra nga qeveria shqiptare që ndalon qarkullimin e njerëzve pas orës 20.30, duke filluar nga data 24 dhjetor, pikërisht natën e Krishtlindjes.

Ne si Kishë Katolike kishim marrë të gjitha masat që të kremtonim meshët në orare të përshtatshme qysh prej datës 3 dhjetor 2020, sikurse do të shihni nga dokumenti bashkëngjitur. Në këtë dokument kemi vendosur që meshët të mbahen në orare që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00.

Ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, na duket i nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit netën. Sapo kishim njoftuar të gjithë besimtarët tanë dje, ditën e Diel, se mesha e Krishtlindjes do të kremtohej te enjtem në orën 20.00.

Me kënaqësi do të kishim marrë pjesë në konsultim për një gjë të tillë,” thuhet në letrën që i drejtohet Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular