Një grua e akuzuar për vrasjen e shtatë personave është gjykuar në Kinën Juglindore pasi kaloi më shumë se 20 vjet në arrati.
Lao Rongzhi, 46 vjeç, u paraqit në Gjykatën e Nanchang në provincën Jiangxi të hënën
Lao u kërkoi familjeve të viktimave dhe pretendoi se ajo ishte një “viktimë”, e cila u detyrua të ndihmonte të dashurin e saj, vrasësin e dënuar Fa Ziying, nga frika.
Fa u arrestua në korrik 1999. Ai u dënua për shtatë vrasje dhe u ekzekutua në dhjetor të atij viti.
“Ata kryen bashkërisht krime grabitjeje, rrëmbime dhe vrasje në Nanchang, Ëenzhou, Changzhou dhe Hefei”, tha prokurori.
Por gruaja këmbënguli se u detyrua nga i dashuri, ndërs atha se metodat e Fa ishin “shumë mizore” dhe se gjatë marrëdhënies së saj me të, ajo pësoi abuzim fizik dhe mendor dhe dy aborte.
Lao dhe Fa ishin në një marrëdhënie midis 1996 dhe 1999.
Pas arrestimit të Fa, Lao përdori pseudonime të shumta për të ikur në të gjithë vendin. Ajo udhëtoi në qytete të ndryshme, ndërsa jetonte duke punuar nëpër bare të ndryshme dhe vende argëtimi.