BallinaShow BizzÇfarë fshihet pas flokëve jeshile të Billie Eilish

Çfarë fshihet pas flokëve jeshile të Billie Eilish

spot_img
spot_img

Billie Eilish ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e fansave për stilin e saj të veçantë dhe më së shumti për flokët që zakonisht i mban të lyer në ngjyrë jeshile. Kjo gjë duket se i ka bërë kuriozë fansat e saj, të cilët e kanë pyetur se pse i mban gjithmonë kështu flokët.

Billie ka shpjeguar se ngjyra e saj e flokëve e bën të lumtur dhe lidhet me qëndrueshmërinë e saj mendore.“Unë nuk dua të jem më në depresion dhe ju lutem lumturohuni për mua. Ka kaq shumë kohë që unë mbaj këtë ngjyrë, që kur isha 13 vjeç dhe lidhet me qëndrueshmërinë time mendore dhe rritjen, prandaj më lini të qetë”, u shpreh ajo.

Këngëtarja ka treguar më herët se për shkak të famës së saj ka kaluar krizë identiteti, aq sa nuk i dukej më vetja si Billie.

“Ishte dhjetori i kaluar kur po performoja në një radio. Gjatë gjithë shfaqjes ndihesha sikur nuk isha unë. Më dukej sikur po hiqesha sikur isha unë, por nuk isha Billie. Nuk më dukej vetja, si vetja. Po e shikoja veten nga një tjetër perspektivë dhe ishte një ndjesi shumë e çuditshme. Isha si një parodi e vetes.

Ishte mirë të flisja me njerëz që e kishin kaluar të njëjtën situatë si unë dhe që ia kishin dalë mbanë ta linin pas krahëve”, thotë Billie që shton se u ndje mirë pasi kuptoi që askujt nuk i ishte përsëritur kjo gjendje”- ka treguar ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular