Një aksident i frikshëm është shënuar këtë të enjte në autostradën Prishtinë-Prizren.
Sipas informacioneve, në aksident janë përfshirë rreth 7 makina.
Televizioni lokal i Prizrenit Besa, raporton se sipas dëshmitarëve 5 persona kanë mbetur të lënduar.
Po ashtu mësohet se si pasojë e aksidentit është bllokuar trafiku, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit.