BallinaAktualitet“Nostradamusi i Ballkanit”, çfarë gjeti për 2020-n dhe parashikimet për vitin 2021

“Nostradamusi i Ballkanit”, çfarë gjeti për 2020-n dhe parashikimet për vitin 2021

spot_img
spot_img

Teksa bota është duke u përballur me një pandemi të rrezikshme që u ka marrë jetën më shumë se një milion personave dhe teoritë konspirative për koronavirusin janë të shumta, edhe interesi për parashikimet e bullgares së njohur me nofkën “Baba Vanga” është shtuar ndjeshëm.

Por para se të kalojmë te parashikimet për Vitin e Ri 2021, i hedhim një sy atyre që ishin parashikuar për këtë vit dhe çfarë është realizuar. “Presidenti i SHBA, Donald Trump do të vuajë nga një sëmundje vdekjeprurëse në vitin 2020 dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin do t’i mbijetojë një atentati. Ndërsa Europa do të përballet me një sulm kimik nga ekstremistët myslimanë”.

Nga të tre këto parashikime, vetëm ai për Donald Trump u “afrua më shumë”, duke qenë se Presidenti amerikan kaloi koronavirusin, duke qëndruar disa ditë në spital.

Ndërkohë, për vitin 2021 Baba Vanga ka parashikuar: “Bota do të pësojë katastrofa, ndërsa një ‘dragua’ i fortë do të kapë njerëzimin. Shumë e kanë interpretuar ‘dragoin’ si një mbizotërim të Kinës në botë.

Baba Vanga është bërë një figurë kulti midis atyre që besojnë në teoritë e komplotit, pasi disa nga parashikimet e saj dolën të vërteta, duke renditur këtu dhe atë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse ajo vdiq në 1996, parashikimet e saj shkojnë deri në vitin 5079. Ajo njihej gjithashtu si “Nostradamusi i Ballkanit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular