Drejtori i Transportit Rrugor në Gjirokastër, Edi Pesha, ka humbur betejën me koronavirusin.
Pesha ishte shtruar prej disa ditësh në Spitalin Infektiv në Tiranë, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.
Ai ishte emëruar si drejtor i Transportit Rrugor, ose ‘Patentave’ në Gjirokastër në dhjetor të vitit të shkuar.
Më parë ai kishte mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Gjirokastër.