Rastet e variantit të ri të Covid-19 u konfirmuan të shtunën në disa vende evropiane, përfshirë Spanjën, Suedinë dhe Zvicrën. Të gjitha ishin të lidhur me njerëzit që kishin mbërritur nga Britania e Madhe.
Ndërkohë, Japonia ka njoftuar se po ndalon të gjitha hyrjet e reja të shtetasve të huaj nga e hëna pas zbulimit të variantit tek udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar.
Lajmi erdhi në të njëjtën kohë kur gjashtë milion njerëz në Anglinë lindore dhe jug-lindore u vendosën nën masa të rrepta izolimi.
Bllokimet u vendosen gjithashtu në Skoci dhe Irlandën e Veriut. Rreth 24 milion njerëz në Angli, më shumë se 40% e popullsisë, tani jetojnë nën masa shtrënguese.
Ndërkohë, shkencëtarët kanë kërkuar që të gjitha rajonet e Anglisë të vendosen nën masa të rrepta izolimi, që do të thotë që dyqanet jo-thelbësore, parukeritë dhe vendet e argëtimit duhet të mbyllen.
Numri i viktimave nga COVID në Britani ka shkuar në 48,311, ku dje humbën jetën 161 persona.