Mediat e huaja i kanë bërë jehonë efektivës së Policisisë së Kosovës, Linda Aliut, fotot e të cilës janë bërë virale në rrjetet sociale.
E reja, në të 20-at, më parë punonte si rrobaqepëse në një fabrikë por zgjodhi të aplikojë që të bëhet pjesë e Policisë së Kosovës duke ndjekur kështu ëndrrën e saj.
Pas diplomimit në akademinë e policisë, ajo ka nisur punë në Policinë Rrugore në fshatin Gadimja në Kosovën qendrore.
Shumë ndjekës e kanë kontaktuar në rrjetet sociale, aty ku edhe është aktive për ta uruar për detyrën e re. Ndërsa Linda u ka treguar të gjithëve se ka realizuar ëndrrën e saj.
“Unë u binda të punoja në një fabrikë sepse duhet që të punoja, por kjo e bëri më të madhe dëshirën time për të qënë police, ndaj vendosa që të ndiqja ëndrrën time”!/ekspress.co.uk