BallinaKryesoreFenomeni i shpopullimit në këto 8 vite, ka prekur rëndë edhe qarkun...

Fenomeni i shpopullimit në këto 8 vite, ka prekur rëndë edhe qarkun e Shkodrës.

spot_img
spot_img
Nga Helidon Bushati

Fenomeni i shpopullimit, ashtu siç ka prekur Shqipërinë në këto 8 vite, ka prekur rëndë edhe qarkun e Shkodrës.
Qindra e mijëra familje të këtij qarku, por jo vetëm, ky fundvit i gjen me një mungesë të qenësishëme siç është ajo e fëmijëve. Te rinj që kanë zgjedhur të largohen për të gjetur diku tutje mundësitë e munguara në vendin e tyre.
Të dhënat nga institucionet shtetërore flasin kryesisht për largimin e të rinjve e konkretisht për ata që kanë mbaruar një shkollë profesionale apo universitet. Varfëria, papunësia, pasiguria, korrupsioni dhe mungesa e përgjithshme e perspektivave kanë dekurajuar rininë.
Sipas raportit të Zyrës së Mbështetjes së Azilit Europian të muajit gusht 2020, numri i azilkërkuesve për herë të parë nga Shqipëria për periudhën korrik 2018 deri në korrik të vitit 2020 ka arritur në 34 135 persona. Krahasuar me vendet e rajonit, kjo shifër është mjaft e lartë. Përkatësisht nga Serbia janë 6 893 azilkërkues, nga Kosova 5 530, nga Maqedonia e Veriut 4 858, nga Bosnja Hercogovina 2 447 dhe nga Mali i Zi 426 azilkërkues.
Të rinjtë janë në një krizë të thellë besimi.
Në qoftë se para disa vitesh punonim për “thithjen e trurit”, sot emergjencë është t’i vëmë fre gangrenës sociale, largimit të të rinjve.
Unë vetë studiova dhe u formova jashtë vendit, por ëndrrat dhe të ardhmen zgjodha ti ndërtoj këtu.
Prandaj, sot ne duhet të jemi shpresë për ëndrrat e tyre. Duhet të jemi besim për të ardhmen e tyre! Duhet të jemi themeli, ku ata ndihen të sigurtë. Duhet të jemi garanci për meritokraci dhe promovim vlerash. Sot është koha të punojmë fort!
T’i japim dinjitet çdo të riu të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vau Dejësit, Fushë Arrëzit, Pukës e çdo të riu shqiptar.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular