Departamenti i anti- drogës greke,ka arrestuar në portin e Patras një shtetas shqiptar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të policisë Geke, autoritetet kishin informacion për mbërritjen e sasisë së kokainës nëpërmjet tragetit të linjes Ankona-Patra, gjeti në kabinën e kamionit që drejtohej prej shtetasit Shqiptar tashmë të arrestuar, 14 kg kokainë e pastër, si dhe shuma 287 000 euro cash.
Sipas bluve grekë, lënda narkotike ishte ngarkuar në Holandë dhe po dërgohej në Likovrisi të Athinës, prej të arrestuarit, i cili konsiderohet si tranportues i lëndës narkotike.
Duket se organizata shqiptaro-greke e drogës, e përdorte kamionin me të cilin i arrestuari punonte si shofer, për të transportuar më lehtë sasitë e drogës që ajo shperndante në kryeqytetin e vendit Athinë.
Hetuesit po verifikojnë edhe për sasinë e parave kash të gjetura në kabinën e kamionit, pasi sipas tyre ka dyshime se një degë e fuqishme e organizatës,ka aktivitet të ngjashëm në Holandë, vend ngaku dihet se kartelet e drogës kryejnë shpërndarjen e kokainës nëpër vendet e Europës.