Shpat Kasapi ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan ditët e sotme në mediat maqedonase se është kapur me drogë dhe se është arrestuar.
Këngëtari hodhi poshtë pretendimet duke thënë se janë vetëm shpifje.
Ai publikoi pamjet nga një lokal në Tiranë dhe shkroi: “Në Tiranë për qejf, ju më nxorrët në burg”, duke shoqëruar postimin me emoji duke qeshur me lot.
Më pas shtoi: “Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet.”
Mediat maqedonase raportuan ditën e sotme se këngëtari, i cili është njëkohësisht këshilltari i zv-kryeminstrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, u kap nga policia me kokainë.
Sipas tyre kjo ka ndodhur para një muaji në lagjen Gjorce Petrov në afërsi të SP PLANET.
Bëhet e ditur se këngëtari u arrestua dhe ndaj tij është ngritur padi penale, por që më pas është liruar dhe po gjykohet në liri.