BallinaKronikeNdodh mrekullia në Itali/Rasti i pazakontë i 47-vjeçarit shqiptar që fluturoi nga…

Ndodh mrekullia në Itali/Rasti i pazakontë i 47-vjeçarit shqiptar që fluturoi nga…

spot_img
spot_img

Një mrekulli ka ndodhur në Di Vincenzo, ku një punëtor me origjinë shqiptare ra nga kati i katërt i një banese gati 15 metra lartësi, por ia ka dalë me vetëm disa fraktura nga ajo që mund të quhet një aksident i tmerrshëm.

Kjo mund t’i atribuohet litarit të rrobave në katet më poshtë, që në mënyrë efektive i shpëtuan jetën.

Fluturimi i bërë nga punëtori shqiptar 47-vjeçar, menaxher i kompanisë që po kryente rinovime në ballkonin e një apartamenti në zonën e Bolonjës, mund të kishte pasoja tragjike, shkruan “Corriere”.

Në një moment të caktuar burri humbi ekuilibrin dhe rrëshqiti poshtë , duke filluar fluturimin nga kati i katërt. por duke hasur nëpër tela u ngadalësua rënia e tij në tokë. Për më tepër, ai u përpoq të kapej, duke bërë rënien më të ngadaltë.

47-vjeçari përfundoi me dhimbje në të gjithë trupin dhe me disa brinj të thyerja, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është transportuar në spitalin Maggiore. Në asnjë moment, ai nuk e humbi vetëdijen. Në vendngjarje po bëhen hetimet e nevojshme nga inspektorët e sigurisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular