Autoritarizmi Psikopatik, Krimi dhe Edi Rama në mes!!

1
263

Nga Petrit Vasili

Autoritarizmi Psikopatik eshte ulur kembekryq ne Shqiperi.

Eshte Autoritarizem, sepse shperdoron e dhunon cdo ligj si dhe te drejten per te vene firmen ne cdo shkrese antiligjore shteti me qellimin e vetem grabitjen e parave e interesave publike, eshte edhe Psikopatik sepse nuk bazohet as tek logjika,as tek ekulibrat e medha shoqerore as te politika e arsyes,por thjesht te histeria e grabitjes dhe e padijes.

I gjithe Autoritarizmi Psikopatik ka me vete ne cdo cast e ne cdo veprim, Krimin.

Ka Krimin kur grabit zgjedhjet,ka Krimin kur grabit miliarda leke para’ shteterore me koncesione e tendera,ka Krimin kur dhunon qytetaret,ka Krimin kur behen zgjedhje ne universitete,ka Krimin kur i mbyll gojen drejtesise e prokurorise,ka Krimin kur ha dreka e darka me ta,ka Krimin kur shantazhon njerez te ndershem,qe e duan kete vend.

Mes Autoritarizmit Psikopatik dhe Krimit qendron Edi Rama; zoterues e shperdorues i pushtetit ne njeren ane dhe perdorues e mbeshtetes i krimit nga ana tjeter.

Edi Rama nuk u ka sjelle asgje te mire shqiptareve.

Ai erdhi dhe po iken duke lene pas nje model te pacipe hajduterie shteterore

Ai erdhi dhe po iken,por qindra drejtuesve shteterore te te gjitha niveleve, do tju dale per shume kohe gjumi naten, si bashkeautore dhe bashkepergjegjes te kesaj hajduterie te udhehequr nga Edi Rama.

Ai erdhi dhe po iken duke lene pas nje destrukturim shkaterrimtar te Ekzekutivit edhe si strukture edhe si nivel profesional edhe si pushtet thellesisht i korruptuae,edhe si dhunuese e pashembullt e ligjit.

Ky Ekzekutiv eshte pjella me e keqe e bashkimit te Autoritarizmit Psikopatik me Krimin dhe Edi Ramen ne mes te tyre si ura lidhese mes te dyve.

Blerja e zgjedhjeve permes krimit eshte provuar tashme publikisht, juridikisht e moralisht.

Çdo kryeminister me minimumin e psiqikes dhe ndergjegjes normale do te ishte vetelarguar me kohe.

Do te ishte larguar sic kane bere shume kryeministra ne Shqiperi dhe ne bote, te cilet nuk kane qene pergjegjes asfare te nje kriminalizimi te tille si i Edi Rames,por vetem sepse tensionimet politike jua kane kerkuar jane larguar.

Por Edi Rama i ka duart e lidhura sepse pushtetin ekzekutiv e ka krimbur ne pergjegjesi te renda pa shpetim dhe litaret e krimit i rrine pas qafe.

Sot ky Autoritarizem Psikopatik i bere njesh me krimin eshte nje precedent,qe Europa e pas Luftes se Dyte Boterore nuk e ka pare ne asnje vend te saj.

I quajtur Kolumbia e Europes ky eshte pushteti i Edi Rames dhe njeherazi precedenti me i padegjuar,me i rrezikshem modeli me shkaterrimtar per demokracine,dhe si tille kjo lloj qeverisjeje duhet shembur me cdo mjet.

Djegja e mandateve te opozites ishte dhe mbetet kushtrimi per asgjesimin e Shtetit Demokratik ne te gjitha zhtyllat e tij, kriminalizimit shteteror pa precedent dhe te Kolumbizimit te Shqiperise nga rilindja e Edi Rames.

Asgjesimi i zgjedhjeve dhe asgjesimi i hetimit te prokurorise per krimin zgjedhor te bere publik nga VOA eshte fshehja e pa precedent e krimit elektoral,qe polli pushtetin e kriminalizuar te Edi Rames.

Cdo qendrim,aksion politik dhe veprim publik sot natyrshem do te jete i pa precedent, sepse e tille e paprecedent dhe shume e rende eshte situata e krijuar nga autoritarizmi psikopatik i bere njesh me krimin e Edi Rames.

Sot Edi Rama flet me orë te tera kunder opozites,por nuk guxon te flase asnje minute kunder krimit,
sot Edi Rama serish flet me ore te tera kunder opozites, por asnje minute kunder korrupsionit,
sot ai flet me ore te tera kunder qytetareve protestues,por asnje minute kunder krimineleve dhe trafikantet qe rrembejne pronat tek Unaza e Re,tek Bregi i Lumit,
sot flet me ore te tera per Moniken dhe Lulin, por as guxon tu zere as emrin me goje krimineleve ane e mbane vendit,
sot arreston femije,gra e te moshuar,por as nuk guxon te arrestoje e as tu afrohet krimineleve e trafikanteve.

Vetem nje Psikopati Autokratike kriminale,qe eshte ulur ne karrigen e kryeministrit mund ta guxoje nje kriminalizim te ketyre permasave.

Ndaj te gjithe brenda dhe jashte Shqiperise,ne Europe e SHBA,ne politike e diplomaci,ne shqip dhe ne anglisht duhet te pranojne se mbyllën syte perpara ketij modeli paprecedent te kriminalizimit shteteror.

Sot te gjithe e kane per detyre te mbeshtesin betejen e shqiptateve per ta zhbërë dhe shkaterruar kete model kriminal shteteror me cdo mjet dhe veprim qe natyrshem do te jete demokratik dhe Asimetrik,sepse Autoritarizmi Psikopatik dhe Krimi,me Edi Ramen ne mes do te thote mbreterimi i antishtetit.

1 Koment

Comments are closed.