FOTOT/Arben Malaj shpërthen ndaj Erion Veliajt: I babëzitur, tamahja e madhe të lë pa gjë, pse vjedh…

1
365

Korrupsioni galopant që ndodh në Tiranë me çështjen e parkimeve po irriton çdo ditë dhe më shumë qytetarët, që iu vihen gjoba në çdo kohë, duke ua vështirësuar jo vetëm qarkullimin në kryeqytet, por edhe jetën e tyre.
I fundit që ka reaguar për këtë situatë skandaloze është Ish-ministri i Financave në kohën e Fatos Nanos, ish-deputet në kohën e Ramës, Arben Malaj, sot anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Malaj ka shpërthyer në akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, dhe ka denoncuar atë që po ndodh çdo ditë në lagjen ku ai banon, teksa e konsideron numrin 1 të kryeqytetit arrogant dhe të babëzitur.

Ish-ministri shprehet se të gjitha makinat që janë të gjobitura kanë qenë në vendin e përcaktuar nga Bashkia për banorët rezidentë dhe nuk ka pasur asnjë shkelje nga ana e tyre. Malaj e konsideron sjelljen të papranueshme, dhe kërkon nisjen e hetimeve dhe nga prokuroria e Tiranës.

Duke llogaritur koston e parkimit, ish-ministri shprehet se 60 mijë lekë në muaj, është një shifër e papërballueshme nga shumë prej familjeve në kryeqytet.

Reagimi i plotë i Malajt:

Ata qe urdherojne apo tolerojne kete sjellje gjobe vonese ndaj banoreve rezidente jane ose manikine ose te korruptuar. Arroganca, babezia dhe korrupsioni i Bashkise se Tiranes nuk paska kufi as moral dhe as ligjore. Sot ne dite feste ne lagjen tone mberriten gjobevenesit e bashkise bashke me nje karrotrece. Gjobisnin padrejtesisht banoret dhe qytetaret e kesaj zone. Makinat e tyre jane brenda vijeve te destinuar per parkim per qytetaret. “Na kane marre ne telefon” genjenin, jane ankuar banoret. Kush eshte ankuar, makinat nuk jane perpara deres se asnje shtepie, nuk jane perpara asnje dere parkimi, nuk jane perpara deres se asnje ndonje institucioni arsimor, shendetesore apo publik.

Pra askush nuk ka nje arsye reale te ankohet. Ankuesit ashtu si shpifesit online jane pjese e mentaliteteve te shperdoruesve me pushtetin.

Kemi nje muaj qe ankohemi, kemi nisur peticion ne Bashki, asnje pergjigje por vetem gjoba.

Keq-perdoren tabela te kodit te qarkullimit rrugore qe jane per investime publike per perfitime private .

Ky eshte shperdorim ne detyre, pse nuk e denoncon policia e shtetit bashkine e Tiranes per kete rast.

Pse nuk fillon ceshtje panale Prokururia e Tiranes kunder bashkizse se Tiranes?

Ka disa kolege qe thone mos u merr me kete se eshte gje e vogel ti je personalitet. Ketyre miqve dua tju rekomandoj te lexon analizen pse fitoj opsioni Brexit ne Angli sepse politikanet u larguan nga njerezit e thjeshte, se ministrat qeverisnin me foto dhe me rrjetet sociale. Vraponin per takime dreka e darka jashte Britanise dhe humben cdo kontakt me njerzit e tyre.

Jo ne duhet te kerkojme respekt per jeten tone te perditeshme, per kedo dhe kudo dhe jo vetem per vete.

Sot nuk mora gjobe se me njoftuan shpejte por dhjetra banore te zones u gjobiten pa drejtesisht.

Po tentojne te na detyrojne me gjoba te boshatisim rrugen qe bashkia nuk thote pse e do bosh.

Kostoja per nje banore per te gjetur nje parkim te ri eshte
6.000 leke ne muaj,
72.000 leke ne vit dhe per tre vite rreth
220,000 leke. Ne tre vite per
100 veta jane rreth jane 22 milion leke te reja.

Pse u vjedh bashkia keto leke banoreve rezidente?

Pse nuk i kthen pergjigje banoreve per peticionin e tyre?

Pse nuk bene transparencen e detyrueshme ligjore ?

Populli shqiptare ka nje mesazh per keta te babezitur ” Tamaja e madhe te le pa gje”

Gezuar pashket !!

Image

 

1 Koment

Comments are closed.