Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma në një mesazh frymëzues në rrjetet sociale, thekson se kontrata e parë që një individ është ajo me ndërgjegjes.
Në mesazhin me rastin e fundvitit, Duma shprehet se duhet të lëmë shumëçka pas për t’u drejtuar drejt një viti e kohe tjetër, nga e cila presim e duhet të ndërtojmë shumëçka.
“Kontrata e parë. E nëse bini dakord të nisni një rrugëtim i cili do të sjell zhvillim dhe progres personal dhe jo vetëm. Për të mos pritur më. Është kontrata që duhet të bëni me intuitën dhe ndërgjegjen mes jush që ditën që do ta ndjeni veten të fuqishëm duhet të bashkoheni me një tjetër të fuqishëm. Që ditën që do të gjendeni, ndoshta edhe prej të sotme në një majë tjetër, në atë majë duhet të merrni njerëz të cilët vlejnë. E nëse juve do të keni marrë pesë të ngjashëm me ju dhe i keni bërë vetes suksesin e garantuar, i keni dhënë vendit progresin e vonuar.