BallinaKronikeVlorë, 20 vjeçari plagoset nga kunati. Autori dyshohet se përdori armën e...

Vlorë, 20 vjeçari plagoset nga kunati. Autori dyshohet se përdori armën e babait të tij polic

spot_img
spot_img

Pas krimit të dyfishtë që tronditi kryeqytetin, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës.

Gazetari Enrik Mehmeti, tha për ‘BalkanWeb’, se një 20 vjecar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. mësohet se autor i ngjarjes, është kunati  i tij, i cili dyshohet se ka përdorur armën e babait të tij, i cili është punonjës paraburgimit të Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Paraditen e sotme, në spitalin rajonal Vlorë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh. M., 25 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti të çastit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e dy personave të dyshuar për këtë ngjarje.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular