BallinaKryesoreSelenica qyteti i harruar, PD pas 25 Prillit do realizojë ëndrrat selenicarëve!

Selenica qyteti i harruar, PD pas 25 Prillit do realizojë ëndrrat selenicarëve!

spot_img
spot_img

Nga Ilia Bombaj & Bujar Leskaj 

Kanë kaluar dekada, shekuj dhe për Selenicën për qytezën e arit të zi kanë shkruar e folur shumë historianë, gjeografë, shkrimtarë, gazetarë, kronistë, studiues, janë dhënë emisione televizive, e gjithkush prej tyre është përpjekur të japin një tablo për të, disa, me dhimbje në zemër e me lot në sy jepnin realitetin – të tjerë përpiqeshin kësaj qyteze t’i vishnin vellon e nusërisë në një trup të plakur të copëtuar nga pangopësia e oligarkëve.
Jo shumë larg brigjeve të Adriatikut dhe Jonit e futur mes dy lumenjve, Vjosë e Shushicë si dikur “Mesopotamia” mes lumenjve Tigër dhe Eufrat, ndodhet Selenica. Emri i këtij qyteti është lidhur ngushtë me mineralin e rrallë në Europë dhe me gjerë Seren “arin e zi”. Kjo minierë është njohur që në kohërat më të hershme, bile ekzistojnë materiale që vërtetojnë lashtësinë e saj edhe para erës së re. Po ashtu ka materiale më konkrete që vërtetojnë se këtu është punuar edhe në periudhën e Mesjetës. Nga dokumentet e gjetura vërtetohet se në këtë minierë kanë punuar ilirianët e kanë njohur grekërit dhe romakët të cilët kanë shkruar për të. “Pirusët punonin në minierat e bitumit të Selenicës, e cila u zhvilluar mjaft në influencën e qytetërimit grek e atij romak (A. Baldaçi). Aristoteli në një nga dokumentet e gjetura thotë: “Thamë se del asfalt dhe zjarre si currila që shpërthejnë nga toka… dhe banorët e vendit thonë se jo larg këtij vendi është një zjarr”… Në juglindje të Selenicës edhe sot dallohen dherat e pjekur, të kuq, të fortë, që tregojnë se në të vërtet ka pasur zjarre.
Periudha e kohës së Mesjetës
Dokumente të gjetur në vitet 1675-1750 po kështu në librin “Shqipëria para dy shekujve” të autorit Muhamet Dihilini Dervish i shekullit 17 i cili ka vizatuar Beratin, Frakullën, Selenicen, etj., midis të tjerave thuhej: “Njëzet katunde myslimanësh u përdorën si punëtorë në këtë minierë dhe si shpërblim janë përjashtuar nga të gjitha taksat shtetërore. Veç këtyre në minierë punojnë dhe gjithë kriminelet e dënuar burgim të përjetshëm”.
Sipas Baldaçit, bitumi i Selenicës është tregtuar në vende të ndryshme të pellgut të detit Mesdhe dhe të Europës Qendrore, si në Hamburg, Roterdam, Trieste, Otranto, Odese, Pire, Volos, Patra, Marsejë, etj. ne periudhat:
– Periudha e shoqërise angleze 1870-1890
– Periudha e shoqërise franceze 1890-1714
– Periudha e okupacionit italian 1916-1920
– Periudha e shoqërisë SIMSA
– Periudha e sistemit komunist 1944-1990
– Periudha e shoqëris franceze 1990 – e ne vazhdim.
Pra i nderuar lexues gjithë kohën e kanë zhvatur nëntokën e këtij qyteti – Por vallë përse e dhuroi zoti? – Për armë vrasëse apo për të shtruar rrugët e tua. Selenica fle mbi arin e zi, i cili shtrihet nga Jugu në kufi me kodrat e Treblovës, e në Veri në kufi me lumin Vjosë. U ndalëm pak në periudhat e shfrytëzimit të minierës se Selenicës për t’i kujtuar Politikanit, pushtetit lokal apo atij qendror se nëntoka e këtij qyteti ka prodhuar miliarda tonë pasuri e zbërthyer kjo në miliarda $ të derdhura në arkat e shtetit. Por le të ndalemi te tek qëllimi i shkrimit tonë.
“Selenica e pasur nëntokë, por e varfër mbi tokë”
Kjo situatë më bren ndërgjegjen dhe më bën të revoltohem. Pse? Pse? Vallë ky qytet, këta banorë, të vuajnë neglizhencën e shtetarëve të cilët e kanë lënë në harresë. Provo i dashur lexues të udhëtosh në Selenicë. Nisu nga qyteti bregdetar dhe drejtohu drejt Lindjes jo me shumë se 25km do të ndalesh në këtë qytet. Provo i dashur kalimtar të vish në këtë rrugë! Provo! Por të lutem mos eja me mjete luksoze dhe të larta, ashtu siç vinë shtetarët tanë, eja me furgon ose me një “Fiat” siç udhëton Selenicari. Pra do të shohësh dhe do të tmerrohesh nga kjo rrugë ku thellësie e gropës kalon 50cm. Ja pra ky është një nga problemet me kryesore e këtij komuniteti i akumuluar ndër vite. Selenica me minierë zifti dhe me rrugë të standardeve të luftës, që nuk do ta gjesh në asnjë copë të planetit tonë. Vijnë fushatat zgjedhore dhe premtimi i parë që bëjnë politikanët është rruga – populli përsëri duartroket.
-rruga jo
-populli prap brohoret
-I tillë ishte dhe premtimi i 2013 nga PS dhe nga vetë z. Rama, i cili u bë dhe deputet i Qarkut Vlorë. “Selenica më në fund do të lidhet me anë të një ure mbi lumin Vjose dhe me superstradën Levan Tepelën”. Banorët gëzuan dhe prapë duartrokiten. Edhe kësaj radhe votat shkuan për atë që gënjyen me premtime të mëdha. Pra Selenica u bë pjesë e investimit të “lumit të Vlorës pra pjesë e lotit të 4-të”. Vitet kalonin dhe drita që prisnim të shfaqej në fund të tunelit nuk po dukej.
Përfaqësuesi ynë në Parlament e denoncoi “Investimi anulohej”, – komuniteti i zonës do të kalojë nga Kuçi –Gusmar – Tepelenë për të vajtur në Gjirokastër apo Tiranë. Sa absurde!
Më i forti në organin më të lartë legjislativ, atje ku mblidhen të votuarit e popullit, rrëmbyen fondin dhe e çuan atje ku kish një stan – një bujtinë – dhe një vilë të mikut të tyre.
– Po ku vallë është produktiviteti i këtij investimi?
– Investimi shkon atje ku ka njerëz atje ku ka prodhim – atje ku ka investim – e pra i dashur përfaqësues i Parlamentit këtu në Selenicën e mjerë ka jetë, – por që ju doni ti zini frymën.
– Po eja shiko zoti politikan se sa investime kanë bërë banorët.
– Punuan në emigracion prej tre dekadash dhe ndërtuan shtëpi – krijuan plantacione ullishte, vreshtari, pra njerëzit ju kthyen punës (tokës) – me shpresën se dhe ne do te lidheshim me superstraden që është vetëm 5 minuta larg qytetit.
– Premtim i pa mbajtur!
-Ëndrra që u realizua!
Populli filloi të lëvizë, populli filloi zgjohet nga gjumi i thellë. Shoqëria civile e mblodhi atë në tubime paqësore, pa firmosën dhe peticion drejtuar instancave më të larta – ende asnjë përgjigje!
Populli foli: “Mosbindje civile” – pra bojkotim të zgjedhjeve Qendrore të 2021.
– Shteti nxori ligje.
– Ky zë u shua!
– Ndoshta një ditë do të lindë dielli dhe për ta.
– Po!
Partia Demokratike pas 25 Prillit do realizojë ëndrrat e Selenicarëve!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular