BallinaKronikeArrestimi i 'Toni Montanës': Si e rrëmbeu 24-vjeçaren për prostitucion dhe arratisja...

Arrestimi i ‘Toni Montanës’: Si e rrëmbeu 24-vjeçaren për prostitucion dhe arratisja e saj nga dritarja

spot_img
spot_img

Policia e Lezhës njoftoi sot se ka kapur dhe ndaluar, shtetasin Filip Shtjefni, banues në Lezhë,i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e kishte dënuar me 2 vite burg ,për vepren penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, pasi ky shtetas në vitin 2016 ,ka mbajtur pa dëshirën e saj shtetasen E.M. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Por, cili është Filip Shtjefni me nofkën “Toni Montana”? Historia.
Më 20 qershor 2017, Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga dy vjet burg secilin, Filip Shtjefnin, 50 vjeçarin nga Gramshi i Lezhës dhe të dashurën e tij Lula Marku, 48 vjeçare nga Lezha, për heqje të paligjshme të lirisë dhe dëmtime të tjera me dashje ndaj një vajze 24-vjeçare.

Shkak i dënimit të tyre është bërë arratisja nga dritarja e Eglantina Metollit, vajzës që ata të dy e mbanin mbyllur në një lokal të marrë me qera në rrugën e Shtrausit në Lezhë për ta detyruar të ushtronte prostitucion në favor të tyre. Por, vajza pas arratistjes, ka tentuar të vrasë edhe veten, ç’ka bëri që çifti të përfundonte pas hekurave.

Në gjyq, Shtjefni nuk i ka pranuar akuzat dhe ka deklaruar se vajza kishte ardhur me dëshirën e vet nga Turqia për të punuar në Lezhë dhe e vetmja dhunë që ka ushtruar ndaj saj ka qënë një shpullë që i ka dhënë sepse nuk i shërbeu mirë një klienti. “Nuk mund të dënohesh me burg për një shpullë,” ka pretenduar ai.

Toni Montana i krijonte lidhjet me vajzat nga Facebooku, duke i joshur dhe një prej viktimave ishte edhe vajza korçare Metolli, e cila e kuptoi mashtrimin dhe nuk pranoi të prostituohej.Pas arratisjes nga lokali, vajza ka shkuar tek një kushurira e saj në Tiranë dhe është hedhur nga kati i dytë i apartamentit me synimin që të vriste veten.

Pasi është dërguar në Spitalin e Traumës dhe ka dalë jashtë rrezikut për jetën, policia e ka marrë në pyetje pse ka dashur të vrasë veten dhe është zbuluar kësisoj gjithë drama e saj. Pas kësaj, Filip Shtjefni dhe Lula Marku janë arrestuar.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular