Disa çaste më parë, një 15-vjeçar është gjetur i shtrirë në rrugë në qytetin e Vlorës, me plagë të shumta në trup.
Ka qenë patrulla e policisë që ka pikasur adoleshentin dhe e kanë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Paraprakisht mësohet se një nga plagët që ka në qafë, të riut i është shkaktuar nga ngulja e një kaçavide.
Ndërkohë, adoleshenti ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve dhe pritet përmirësimi i gjendjes së tij shëndetësore, për t’u marrë në pyetje.
Gjithashtu, uniformat blu kanë nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt që 15-vjeçari ka pasur me të tjerë bashkëmoshatarë.