Një tjetër aksident i rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme, këtë herë pranë fshatit Gjorm në Vlorë.
Viktimë e këtij aksidenti është shtetasi, Akil Ruçaj, 27 vjeç.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 03.01.2021, rreth orës 15:20, në fshatin Gjormë, Vlorë, një automjet me drejtues shtetasin A. R., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.