BallinaKultureShuhet në moshën 75-vjeçare aktori i njohur i Teatrit Kombëtar, i dha...

Shuhet në moshën 75-vjeçare aktori i njohur i Teatrit Kombëtar, i dha jetë skenës derisa doli në pension

spot_img
spot_img

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i njohur i Teatrit Kombëtar, Xhemil Tagani. Xhemil Tagani u lind në Tiranë, më 6 shkurt 1945, ndërsa studio në Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës.

Me 1968 filloi punë si aktor ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) derisa doli në pension. Luajti mjaft role të dyta dhe episodike. U shqua për krijimin e karaktereve.

Ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare.

Pas vitit 1992, ku si më të arrirët përmenden : Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”, etj.

Ai u shkëput nga Teatri, duke e mbyllur karrierën e tij mbi tre dekada në skenën e Teatrit Popullor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular