Është arratisur nga Komisariati Nr. 1 i Policisë së Tiranës një person i arrestuar dy ditë më parë në zonën e “Ali Demit”, në kryeqytet
Njoftohet se është arratisur 30-vjeçari Rilian Lala. Ky i fundit ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa kishte hedhur armën, kur po e ndiqte policia.
Nuk dihen ende rrethanat si është arratisur personi, por policia po punon për kapjen e tij.