Riljon Lala është 30-vjeçari që u arratis sot nga komisariati numër 1 në Tiranë. Rreth orës 08:00 të mëngjesit ai është dërguar për të dhënë shenjat e gishtave, ndërsa më pas do të dërgohej në Gjykatën e Tiranës për t’u mësuar me masën e sigurisë.
Ka qenë i shoqëruar nga dy efektivë, ndërsa në një moment qetësie ka mundur të largohet. SHÇBA pritet të nisë menjëherë hetimet në lidhje me rastin.