Një 32-vjeçar, i njohur për ushtrimin e dhunës në familje, vrau dy vajzat e tij të vogla dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në Columbus, të Ohios.
Sipas raportit të policisë, Aaron D. Williams qëlloi vajzat Ava nëntë vjeç dhe motrën e saj gjashtë vjeçare, Alyse Williams.
Policia u thirr në banesën e familjes të Premten në mbrëmje nga fqinjët që kishin dëgjuar zëra. Kur arritën në vendin e ngjarjes, ata dëgjuan të shtëna me armë dhe gjetën vajzat e vogla brenda në banesë.
32-vjeçari u gjet gjithashtu i plagosur nga të shtënat me armë dhe u shpall i vdekur një orë më vonë.
Vajzat e vogla u dërguan në Spitalin e Ohajos ku ndërruan jetë pak pas mesnatës, brenda gjysmë ore nga njëra-tjetra.
Ndërsa për nënën e fëmijëve nuk ka informacione se ku ndodhej edhe në momentin e ngjarjes së rëndë, por edhe tani nuk ka detaje.