Mjeku Petrit Vargu është përplasur ashpër me zv.ministrin e Shëndetësisë, Gjergj Koja lidhur me procesin e vaksinimit në Shqipëri.
Por ndërsa po fliste live në OPEN, Vargut iu ndërpre zëri disa herë.
Në momentin që Koja i kërkoi përgjigje, mjeku tha se në fakt po e pengonte Silva Bino që të fliste, sepse i dërgonte mesazhe.
“Do t’ju kthej përgjigje…do t’ju kthej po prit, duro se s’më lë Silva Bino rehat, më shkruan në Whatsapp, më shikon këtu,”– tha Vargu.
Ai u shpreh se 500 mijë doza nuk mjaftojnë, ndërsa akuzoi zv.ministrin për propagandë.
Pjesë nga debati:
Vargu: Po përdoret vaksina për propagandë dhe për qëllime elektorale.
Koja: Po çfarë propaganda po thua more zotëri.
Vargu: Nuk keni një strategji konkrete. Në fillim thatë që do ishin pleqtë ata që do vaksinoheshin pas mjekëve.
Koja: Kur nuk vaksinon ushtarët që shkojnë në luftë si do e fitosh betejën. Janë mjekët, mësuesit dhe policët që janë kontaktet e para.
Vargu: Këto janë vendime politike.
Koja: E ka vendosur komiteti e ekspertëve.
Vargu: Vendim për qëllime elektorale. Nuk merrni në konsideratë pleqtë se e dini se sa votojnë majtas