BallinaBotaAnglia mbyllet sërish, i gjithë populli do të qëndrojë në shtëpi deri...

Anglia mbyllet sërish, i gjithë populli do të qëndrojë në shtëpi deri në mes të…

spot_img
spot_img

Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi një bllokim tjetër kombëtar për Anglinë të hënën në mbrëmje.

“Është e qartë se duhet të bëjmë më shumë për ta vënë nën kontroll këtë variant të ri. Kjo do të thotë që qeveria po ju udhëzon edhe një herë të qëndroni në shtëpi,” tha Johnson.

Izolimi pritet të mbetet në fuqi të paktën deri në mes të shkurtit.

Rastet e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar po rriten për shkak të variantit të ri, me 30% më shumë pacientë Covid-19 në spitalet në Angli të hënën sesa një javë më parë.

Njoftimi për Anglinë pason një njoftim të mëparshëm se Skocia do të shkonte në bllokim, ndërkohë Uellsi dhe Irlanda e Veriut, dy kombet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar, ishin tashmë në bllokim.

Disa nga masat e marra janë:

Nga sonte, qytetarët do të qëndrojnë në shtëpi deri në mes të shkurtit (e gjithë Anglia).

Të gjitha shkollat ??mbyllen deri në gjysmën e muajit shkurt.

Çerdhet dhe shkollat ??speciale të qëndrojnë të hapura.

Fëmijët do të vazhdojnë të vizitojnë të dy prindërit nëse janë të divorcuar.

Alkooli është i ndaluar.

Dyqanet do të mbyllen të gjitha.

Policia mund të gjobisë njerëzit deri në 200 paundë për thyerje të rregullave si më parë  dhe 10,000 paundë për biznese dhe për tubime.

Dasmat mund të bëhen vetëm me një numër të vogël njerëzish.

Funeralet do të behën më në një numër të vogël.

Studentët nuk duhet të kthehen në universitet deri në mes të shkurtit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular