Dy të miturat e zhdukura që prej 1 janarit, pasi ishin larguar nga shtëpitë e tyre në Tiranë pa lënë asnjë gjurmë, janë gjetur ditën e sotme në një hotel në Përmet.
Të miturat M.H. dhe K.A. të moshës 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën, janë parë në shoqërinë e një burri rreth moshës 45 vjeç. Nga Tirana drejt Përmetit kanë ikur me fugon, me ngjyrë paksa të errët dhe kanë shkuar në hotel.
Raportohet se dy vajzat kanë deklaruar se janë larguar nga banesat pasi prindërit e tyre nuk silleshin mirë me ta.
Sipas “Report Tv”, ato janë gjetur në një hotel në Përmet dhe janë shoqëruar nga një 45 vjeçar. Punonjësit e komisariatit të Përmetit i kishin në mbikëqyrje të dyja vajzat dhe me një lloj diplomacie i kanë ndjekur. Në momentin që janë shoqëruar në komisariat ato s’kanë bërë rezistencë.
Vajzat kanë thënë se janë larguar me dëshirë. Sipas tyre, nuk ka pasur persona të tjerë që t’i kenë detyruar për të ikur.