Nuk ka ende asnjë informacion rreth 19-vjeçares shqiptare, Artemis Vasili, të zhdukur në Greqi. E reja rezulton e zhdukur që prej 16 tetorit 2020 në Koropi, teksa familjes i kishte thënë se po shkonte për të dhënë një intervistë pune, por nuk u kthye më.
Anastasios Dougas, avokati i familjes, tha në “Protothema.gr” se ka informacione se vajza është duke u mbajtur pa dëshirën e saj nga dy burra. Ai nuk përjashton mundësinë që ata të kenë bërë ndryshime në pamjen e 19-vjeçares.
“Informacioni që kemi është se ajo po mbahet nga dy burra kundër vullnetit të saj. Në fakt, ata e kanë parë atë në Volos dhe Athinë është saktësisht e njëjta dëshmi.
Pas dimensionit që ka marrë çështja, mendoj se mund të ketë pasur disa ndryshime në pamjen e 19-vjeçares, mund t’i kenë prerë flokët, mund t’i kenë vendosur paruke, nuk e di. Hetimet janë duke vazhduar dhe apeli ynë është që kushdo që di asgjë, të flasë edhe në mënyrë anonime”, tha Dougas.