Në 24 ka shkuar numri i të lënduarve si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një restorant në Ferizaj.
Dy nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për shërim në QKUK në Prishtinë, këto informacione i ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.
Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit.