BallinaKryesoreKur inteligjenca bëhet vegël në duart e politikanëve, shoqëria paguan pasojat!

Kur inteligjenca bëhet vegël në duart e politikanëve, shoqëria paguan pasojat!

spot_img
spot_img

Nga Halil Teodori

Arsyeja që më detyroi të prononcohem lidhur me zhvillimin e inteligjencës në vendin tonë, ka të bëjë me një vendim që ka marr qeveria greke për aneksimin e një pjese të territorit në jug të vendit.
Mendoj se vendimi i qeverisë greke është plotësisht i njëanshëm, sepse nëse qeveria shqiptare merr pjesë në të tilla allishverishe, do të ishte një bashkëpunim antikombëtar . Ka dyqind vjet që grekët dhe serbia vazhdojnë të aneksojnë pjesë nga tokat tona për qëllimet e tyre. Njëkohësisht, plani sllav për asimilimin e kombit shqiptar ka qenë dhe vazhdon të jetë parësor në politikën e tyre të asimilimit. Ndërsa përfaqësuesit tanë, që kanë marrë pjesë në këto marrëveshje, janë ndikuar nga pala tjetër dhe doemos e kanë favorizuar atë.
Mosnjohja e historisë sonë kombëtare dhe njëkohësisht mosveprimi në kohë, na bëjnë të ndihemi inferiorë për të marr vendimet e duhura, në momente të caktuara.
Nuk ka sesi të bëhet ndryshe, kur tanimë dihet botërisht që politika shqiptare, që prej 1941-shit, në mënyrë institucionale, ka varësi nga Greqia dhe Serbia. Po aq, edhe pjesa dominuese e medias fshihet nën ombrellën e kësaj varësie.
Gjatë periudhës së Rilindjes, inteligjenca shqiptare është gjetur thuajse e pafuqishme nën presionin e perandorisë osmane. Kjo ka bërë që dhjetëra, qindra intelektualë të jenë eliminuar. Po njësoj veproi dhe Enver Hoxha, duke eliminuar pjesën dërmuese të inteligjencës, që ishte përgatitur në perëndim; njëkohësisht bëri përshtatjen e shkollave me programe lindore, në një kohë kur vetë lindorët i përgatisnin kuadrot e vet në perëndim.
Intelektualët, sado të aftë të jenë, kur marrin pjesë në marrëveshje bilaterale, janë të ndikuar nga politika, sepse nuk është profesionisti që vendos, por është politika ajo që bën dhe zhbën ligjin.
Merre me mend, një deputet apo ish-deputet i Kuvendit shqiptar, i cili nuk është asgjë më shumë se një partiak i devotshëm, merr pjesë në këto zgjidhje kombëtare dhe deklaron publikisht se Apolonia dhe Butrinti janë të Greqisë. Ose një figurë e lartë e politikës shqiptare deklaron nga faltorja e parlamentit se Kosova është një komb tjetër.
Pse ndodh kjo?!
Janë të shumtë ata që kanë folur dhe kanë shkruar për inteligjencën.
Njerëzit inteligjentë kanë aftësi që bazohen në përvojë të gjatë pune dhe njohuri të gjithanshme . Sado intelektual të paraqitesh apo edhe të jesh, kur nuk e vendos në shërbim të kombit tënd këtë virtyt, ke marr fund.
Psikologët besojnë se inteligjenca është aftësitë e një personi për t’u përshtatur dhe për të marrë vendime në situata të ndryshme.
Një person, i cili krijon mënyra të reja për të vepruar në një situatë të panjohur, përdor inteligjencën, nëse e bazon veprimin e tij në rezultatin që ai pret të arrijë. Sjellja inteligjente përfshin përpjekjet për të parashikuar rezultatet e veprimit përmes një vlerësimi të përvojave të kaluara. Gjithashtu, ai përfshin përdorimin e rezultateve të parashikuara si bazë për të vendosur se çfarë duhet bërë. Në këtë kuptim, inteligjenca mund të përkufizohet si “formësimi i së tashmes dhe së ardhmes nga e kaluara”. Inteligjenca bëhet përcaktuese kur na duhet të vlerësojmë një veprim inteligjent.
Bazuar në analizën e testeve të inteligjencës, psikologët kanë zhvilluar disa teori të inteligjencës. Psikologu anglez Charles Spearman besonte se faktori gjeneral i inteligjencës hyn në të gjitha sjelljet inteligjente. Ai besonte gjithashtu se ekzistojnë disa faktorë të veçantë që përbëjnë inteligjencën.
Ky, ndonëse është një përkufizim i kufizuar, në të vërtet është praktik. Nuk tregon se çfarë është inteligjenca; megjithëse shumica e psikologëve merren me matjen e inteligjencës me teste, sesa me përpjekjen për ta përcaktuar atë. Në Shtetet e Bashkuara, pothuajse çdo fëmije i matet niveli i inteligjencës. I. Q. është test që përdoret për të matur nivelin e inteligjencës. Psikologët marrin I.Q.-në e një personi duke e ndarë moshën e tij mendore me moshën e tij kronologjike ose kalendarike. Fëmija që ka rezultate më të larta sesa fëmijët e tjerë të së njëjtës grupmoshë në testet e inteligjencës, ka një moshë mendore më të lartë. Testet e inteligjencës janë të dobishme në klasifikimin e fëmijëve sipas aftësisë së tyre për të mësuar. Mundësia arsimore ka të bëjë shumë me madhësinë e një vlerësimi më të mirë. Por aftësia e lindur e një fëmije përcakton në një shkallë të madhe sasinë dhe llojin e inteligjencës që ai mund të posedojë.
Mendoj se vendi jonë ka një elitë inteligjente, që u ka prirë zhvillimeve jo vetëm momentale, por edhe historike në zhvillimin e njerëzimit. Duke filluar që nga Homeri, Sokrati, Platoni, Ptolemei, Aristoteli etj., ku idetë e tyre për zhvillimin e njerëzimit mbeten ende aktuale. Kjo tregon se niveli intelektual i kombit shqiptar është në majat më të larta të zhvillimeve të sotme. Po të shohim se si ka ardhur situata pas vitit 1990, kur shqiptarët nisën të emigrojnë, pjesa dërmuese e prindërve i kanë shkolluar fëmijët në universitete moderne, bashkëkohore. Si rezultat, sot kemi një armatë të madhe intelektualësh që u paraprinë studimeve në shkenca bashkëkohore. Kjo u duk fare qartë kohët e fundit, ku dhjetëra e qindra intelektualë shqiptarë u prononcuan lidhur me situatën e Covid-19. Po sa e sa të tjerë, që ende nuk kanë dalë publikisht, vazhdojnë të shërbejnë në fusha të ndryshme të shkencave dhe të japin kontribute të jashtëzakonshme?!
Sot, një vend parësor ka marr inteligjenca artificiale, që shqyrton aftësinë tonë për të bashkëpunuar dhe besuar në sistemet gjithnjë e më inteligjente, që po hyjnë si në vendin e punës, ashtu edhe në shtëpitë tona. Kjo ka bërë që dita-ditës të dalin sisteme inteligjente dhe analitike, të cilat kërkojnë vëmendjen tonë dhe të brezave.
Pa ndonjë nivel transparence në arsyetimin e bërë nga këto sisteme, ne do të detyrohemi të kemi thjesht besim në prodhimin dhe marrjen e të dhënave, që na sugjerojnë kushtet në një situatë të zhvillimeve të reja teknologjike.
Shtimi i kësaj forme, duket si një pemë që përshkruan çdo rregull dhe arsye të lidhur me atë përgjigje që mund të jetë më e dobishme, por gjithsesi kërkon interpretim ose kuadro me aftësi të larta inteligjence për të lundruar në modelin e vendimeve bashkë kohore.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular