Mediat greke kanë shkruar për vrasjen e dy motrave në Astir nga Përparim Ademi.
Ata e kanë vënë theksin në trafikimin e fëmijëve, për të cilët motra dhe vëllai i Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metanit thanë se mbi 10 foshnja janë shitur në Selanik.
Sipas dëshmive, Përparim Ademi shkonte në Greqi me dy motrat dhe gruan e tij, e cila dyshohet se është “pajtuar” për shitjen e foshnjës së tyre.
Vëllai i viktimave ka thënë se autori i krimit po merrte foshnjat nga materniteti me ndihmën e një avokati.
Sipas mediave greke ky është një zbulim i tmerrshëm për trafikimin e foshnjave në Shqipëri dhe Greqi.