BallinaAktualitetVajza në lot për “propozimin” që… (Video)

Vajza në lot për “propozimin” që… (Video)

spot_img
spot_img

Rrjetet sociale në periudhë festash janë si një katalog i madh propozimesh për martesë ku çdokush mund të marrë ide sesi t’i realizojë për shkak se shumica e çifteve mezi presin të ndajnë lajmin e bukur.

Dhe normalisht që kur një mashkull i drejton femrës së vet kutinë katrore, prej saj pritet të dalë një unazë. Por nuk qe ky rasti i një çifti.

Siç duket në video vajza fillon të derdhë lot gëzimi dhe mbulon fytyrën me duar kur shikon që partner i saj ulet në gjunjë. Ai i thotë fjalët “Të dua shumë, kanë kaluar gjashtë vjet”.

E kur të gjithë presin që të nxjerrë unazën papritur shokon këdo, përfshirë dhe të renë, kur thotë “a do t’i pranosh këto vathë” dhe në kuti nuk ka më një unazë, por bizhuteri të tjera.

Situata komike shkaktoi shumë të qeshura, por mori edhe kritika. Videoja u bë virale mori rreth 1.3 milionë shikime në TikTok.

“Do të ishte për të qeshur nëse do të kalonin gjashtë muaj, por kanë kaluar gjashtë vjet normalisht që pret një propozim. Ja theve zemrën”, shkroi njëri.

“Hidheni djalin në kosh plehrash ju lutem”, vijoi një tjetër.

Pak më vonë, vajza sqaroi se kjo video ishte bërë Krishtlindjen e kaluar dhe se çifti tashmë është i fejuar dhe shumë i lumtur./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular