BallinaAktualitetRrëshqitje dheu e përmbytje, IGJEUM jep alarmin, ja lumenjtë që rrezikohet të...

Rrëshqitje dheu e përmbytje, IGJEUM jep alarmin, ja lumenjtë që rrezikohet të dalin nga shtrati deri më datë..

spot_img
spot_img

Vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu, që do të jenë prezente në vend edhe në ditët në vijim.

Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar për përmbytje, duke theksuar se këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Me një shënim në facebook, IGJEUM bën me dije se përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021.

Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021.

Lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve.

Shkalla e rrezikut nga përmbytjet lumore do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave. Përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në pothuajse të gjitha qarqet.

Rrëshqitje dheu e përmbytje në të gjithë vendin, IGJEUM

Rrëshqitje dheu e përmbytje në të gjithë vendin, IGJEUM

 

Rrëshqitje dheu e përmbytje në të gjithë vendin, IGJEUM

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular