Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri shqiptar Edi Rama kanë nënshkruar sot në Ankara krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë mes dy vendeve
Tashmë marrëdhënia Turqi-Shqipëri do të jetë në nivel të lartë strategjik, teksa Erdogan në fjalën e mbajtur ka zbuluar detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura.
Sipas Erdogan, të dy liderët ranë dakord se organizata terroriste FETO e Fetullah Gylen përbën kërcënim si për Turqinë dhe për Shqipërinë, dhe se nuk do të lejohet që organizata të helmojë bashkëpunimin ems dy vendeve.
Madje Erdogan është zotuar se do të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër terrorizmit të FETO nëpërmjet Fondacionit përkatës.
”I nderuar miku im Rama, delegacioni, përfaqësues të medias. Jam shumë i kënaqur që pres Ramën në Turqi dhe delegacionin. Dua ta shpreh gëzimin. Ju uroj z.kryeministër mirëseardhjen.Shqiëpria është një vend mik, vlla dhe aleat.
Ne jemi dy popuj që kemi jetuar për shekuj, kemi luftuar dhe kemi lënë gjurmë në histori. Jemi popuj vllezër. Është e mundur të shihet nga jeta intelektuale, arkitekturë, në fusha shumë të gjera.
Shumë histori e kulturë të përbashkët, nga Rlbasani në Korçë, nga Shkodra në Vlorë. Kemi shumë të ngjashme. Frymëzuar nga historia e lashtë e konsiderojmë detyrë të forcojmë lidhjen me Shqipërinë. Në takimin me Ramën diskutuam marrëdhëniet dypalëshe gjithpërfshirëse.
Ne sapo kemi nënshtkruar krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë. I Ngritëm në nivel strategjik. Do të szhvillojë më tej bashkëpunimin.
Përveçse diskutimit të çështjeve bilaterale folëm edhe për çështje rajonale, kulturore, ekonomike.
Shkëmbyem ide. Shqipëria sapo ka përfunduar me sukses presidencën e OSBE, dhe që nga janari ka marrë Presidencën e radhës. I uroj suksese Shqipërisë. Të nderuar Shqipëria përjetoi dy tërmete të mëdha në 2019.
Ishin dy, lanë pas shumë vuajtje e dhimbje. Ne vepruam në ndihmë të vëllezërve. Mobilizuam të gjitha mjetet, nga ekipet për kërkim-shpëtim etj. Mundësitë i çuam për vëllezërit. Vendosëm të ndërtojmë 522 njësi banimi. Më 23 dhjetor u mbajt, shpresoj të përfundojë në gusht të 2021, dhe t’ia dorëzojmë vëllezërve në nevojë. Ky do jetë një simbol i ri i fatit të përbashkët, unitetit mes Shqipërisë e Turqisë, i lutem zotit për vëllezërit shqiptarë dhe shpreh ngushëllime për ta.
Gjatë takimit vlerësuam këto çështje, marrëdhëniet ekonomike. Turqia është partneri i 4-t më i madh. Jemi investitori më i madh n Shqipëri, 3.5 miliardë dollarë, më shumë se 600 kompani që sigurojnë punësim për 15 mijë vëllezër. Parashikojmë të rrisim investimet në turizëm e infrastrukturë. T’i japim një dimension tjetër.
I kushtojmë një rëndësi të veçantë objekteve kulturore të periudhës osmane. Xhamia e Plumbit në Shkodër do restaurohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacione. Shpresoj të fillojë në pranverën e ardhshme.
Një nga pikat e axhendës ishte bashkëpunimi ynë në luftën kundër terrorizmit, ushtarake dhe të mbrojtjes. Bashkohemi sie FETO për bën kërcënim për dy vendet, nuk do lejojmë të helmojë bashkëpunimin. Do të jemi pranë Shqipërisë. Me këtë rast Fondacioni i MARIP, që ka marrë universitetin e Neë York në TIranë, bashkë me Univ. E Stambollit dhe do hidhen hapat e bashkëpunimit mes dy vendeve. Janë pothuajse 100 studentë që studiojnë në Universitetit Teknik të Stambollit. Kemi hedhur një hap shumë të madh. Me këto mendime, dhe me këtë rast uroj që zgjedhjet e 25 prillit të jenë të dobishme për Shqipërinë.
Dua t’ju uroj mirëseardhjen Ramës dhe delegacionit të tij, dhe jap fjalën Ramës.”- tha Erdogan.